Mjeshtëria Jonë
Arti i kulinarisë na frymëzon çdo ditë për të dhënë më të mirën tonë. Ne rrënjët i kemi tek tradita e patjetërsueshme mesdhetare. Recetat tona janë gatuar me shumë përkushtim nga mjeshtrat e prodhimit të produkteve të mishit. Kemi përbashkuar sofrën e prodhimeve lokale shqiptare me më të mirat e sofrës së Janinës. Nga ana tjetër, e duam edhe novacionin, të renë dhe sigurinë. Prandaj me vitet kemi ndërtuar një linjë prodhimi moderne në fabrikën tonë më të re në Gjirokastër.
Çdo ditë e më shumë gjendemi pranë konsumatorëve me produkte e receta të veçanta, të cilat zor se i gjen diku tjetër.