Sallamet, kremviçet, salçiçet dhe llukanikët tanë janë produkt i recetave mesdhetare me 100% mish të freskët. Përbërësi ynë kryesor, mishi vendas i rritur me kujdes, në varësi të produktit shoqërohet me djathë cilësor, hudhra dhe me erëza aromatike.
Përtej faktit që i bën produktet tona akoma më të shijshme, hudhra ndihmon për shëndet të mirë. Rrit imunitetin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rregullon nivelin e kolesterolit.
Në produktet tona do të ndjesh aromën e Mesdheut sepse përmbajnë rozmarinë. Ngadalëson plakjen, nihmon në tretje dhe shton oreksin e mirë.
Mbreti i erëzave, Piperi nuk duhet të mungojë në produktet e mishit që ju konsumoni çdo ditë. Piperi i zi, jeshil dhe i kuq stimulon metabolizmin, përmirëson tretjen dhe i pasuron shijen pjatave.
Të them të drejtën prej shumë vitesh kam qenë skeptik ndaj produkteve të mishit si sallamet apo kremviçet. Pak njerëz mi mburrnin. Mungonte dhe informacioni. Te Sofra kam besim. E shoh që ka transparencë. Kam filluar dhe unë t’i shijoj disa gjëra i qetë.
Bekim Dema
Jam goxha përtac në kuzhinë. Edhe kur merrem, sërish nuk jam ndonjë kuzhinier i madh. Me Sofra kam gjetur shpëtim. Gatuaj shpejt, kollaj dhe e di që po ushqehem mirë.
Aleks Xhari
Ne në shtëpinë tonë gjithmonë i kemi pëlqyer produktet e Sofrës. Bashkëshortit dhe fëmijëve u duken të shijshme. Për mua avantazh i madh janë edhe çmimet e mira.
Marieta Hoxha
Je alergjik ndaj glutenit? Mos hiq dorë në asnjë moment nga shija e Sofra për shkak të intolerancës nga gluteni. Për të ruajtur shëndetitn tuaj, produktet tona nuk përmbajnë gluten.
Kur konsumon Sofra ulesh në tavolinë me cilësinë. Nuk bëjmë kompromis me mishin që përdorim për produktet tona. Ne përdorim 100% mish të freskët dhe me origjinë të kontrolluar.